Albreggae do të shkojë në Rototom!
e Hënë, 19 Korrik 2010 12:35
Përshëndetje të gjithëve!
Dua t'ju lajmëroj një ngjarje të rëndësishme për Albreggae.com dhe për të gjithë skenën muzikore reggae në Shqipëri. Për herë të parë këtë vit Shqipëria do të ketë një të dërguar special në Sunsplash!
Albreggae.com do të jetë e pranishme gjatë festivalit, duke informuar dhe duke raportuar të gjithë ata që do të kishin pasur dëshirë të ishin aty, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur. Albreggae.com do të ndajë me ju çdo ditë lajme, fotografi, emocione!!!
Për ata që kanë mundësi të udhëtojnë jashtë: mund të gjeni informacion mbi Sunsplash të këtij viti duke klikuar këtu.
Big up Rototom Sunsplash!!!!




