Albanian-ALItalian - ItalyEnglish (United Kingdom)

logo

AlbReggae Albanian Reggae Community - Komunitet Reggae në Shqipëri

Më në fund Dubstep mbërrin te Mumja

e Martë, 20 Mars 2012 10:35

23 MARS. MUMJA CLUB

Për të gjithë Dubstep lovers

PromoZone dhe Mumja Club këtë herë kanë vendosur të shtyjnë limitet e jetës së natës në qytet me eventin e parë DUBSTEP në Tiranë.
Fillimisht Dubstep nisi thjesht si një tendencë muzikore në rrethinat e Londrës, ndërsa tashmë DUBSTEP është  kthyer në një  lëvizje kulturore që po pushton skenën muzikore botërore. Disa prej Dj-ve tanë lokalë të cilët e kanë perqafuar këtë rrymë prej kohësh zbuluan në PROMOZONE një mbështëtës publik të DUBSTEP. Nga këtu lindi guximi dhe iniciativa per te krijuar këtë event.

FnukOne & Roots Raid së bashku me Undo_Redo mbështetur nga performanca energjike e MC YINKA do të sjellin përvojën tronditëse dhe shumëngjyrshe të DUBSTEP.

Eventi do të mbështillet nga performanca të mrekullueshme vizuale konceptuar pikërisht për këtë natë.


Albanian SOULTRAIN ne Itali

e Mërkurë, 02 Maj 2012 13:44

SOULTRAIN (the sound of Albania) vijne per here te pare ne Itali dy prej artisteve reggae me te njohur ne Tirane  Mr.Rez & Roots raid

10 Maj @ FLOG- FIRENZE ls TARRUS RILEY (JAM)
11 MAj @ ESTRAGON - BOLOGNA ls DUB INC (FRA)
12 MAj@ akkatà festival san giovanni (bologna)

Mr.Rez aka Albanian Reggae Ambasador, reggae DJ me i njohur ne Shqiperi . Ai e nisi karieren e tij si profesionist duke luajtur Dj ne qytet Italiane si : Rome, Bolonjë,Firenze, Catanzaro, Grosseto, Pisa etj. Tani vazhdon te luaj ne Tirane dhe ne shume qytete te tjera te Shqiperise dhe Diaspores .

Roots Raid, reggae dj nga Tirana. Njihet si nje nder organizatoret e eventeve me te famshme reggae ne Shqiperi . Ka luajtur perkrahe kengetareve & dj reggae shume te njohur  qe kane qene pjesemarres ne evente te organizuara ne Shqiperi.




 

Rototom Sunsplash!

e Mërkurë, 30 Qershor 2010 14:43

Pas 16 vjetësh, Rototom Sunsplash është bërë mbledhja reggae më e madhe në Evropë. Ajo tani tërheq çdo vit rreth 130.000 njerëz nga 120 vende, një ushtri paqësore të dashuruar me muzikën reggae.

Përveç rolit të festivalit si një ambasador i nderuar evropian për skenën Reggae Jamaikane, nëpërmjet të gjitha aktiviteteve, ai është bërë gjithashtu një zë legjitim për paqen, të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe pozitivitetin - në një përpjekje të vetëdijshme për të ndërtuar "un altro mondo possible" (një tjetër botë të mundshme).

Ballafaquar me intolerancën e politikës italiane për këto vlera dhe mbi të gjitha për çdo model të shoqërisë që vlerëson kulturat e ndryshme dhe shumëllojshmërinë e racave, Rototom Sunsplash ka vendosur të shkojë në Spanjë. Ky vend ka provuar të jetë më demokratik dhe më i hapur përkundrejt diversitetit kulturor dhe për këtë arsye, mjedisi ideal për festivalin për të vazhduar misionin e e tij, ndërsa mbron të drejtat e publikut të tij.

Pas disa muajsh i kërkimeve intensive festivali ka zgjedhur më në fund Benicassim si vendin për edicionin e 2010. I ndodhur në bregdetin e Mesdheut në krahinën e Castellonit vetëm 88km nga Valencia, mikpritja e këtij vendi dhe e 17,000 banorëve të saj është demonstruar gjerësisht nga mikpritja e një prej festivaleve të mëdha të Evropës indie rock ndërkombëtare - 'Fib'.

Edicioni i shtatëmbëdhjetë të Rototom Sunsplash, pra, do të zhvillohet në Benicassim nga 21 në 28 gusht. Festivali do të mbajë formatin e tij: Përveç aktiviteteve muzikore, festivali do të shfaqë edhe një herë takime, debate, kurse, ekspozita arti, filma dhe dokumentarë, seminare meditimi, terapi komplete dhe shumë aktivitete të tjera, kryesisht nga organizata jo fitimprurëse.

Objektivat e Rototom Sunsplash në këtë fazë të re mbeten besnike të historisë së tij pavarësisht vendndodhjes së re, duke e çuar skenën reggae spanjolle drejt mundësisë për t'u konsoliduar ndërsa vazhdohet ngushtimi i hendekun mes Evropës dhe Karaibeve. Kjo do të favorizohet nga fakti që Spanja gëzon lidhje të ngushta me dy Amerikat ku muzika reggae ka tashmë një prani të fortë në vendet ndër-Atlantike spanjisht-folëse.


Shkarko Materiale:

Rototom Sunsplash Poster
Confirmed Artists Sheet
Stepacide - Winner of the European Reggae Contest 2010 in Portugal


Shpresoj që të gjithë të dashuruarit me muzikën reggae në Shqipëri të mos e shpërdorojnë mundësinë për të marrë pjesë në aktivitetin reggae më të madh të vitit!

Merr informacionet më të fundit mbi 2010 këtu, bli bileta këtu, mëso si të arrish në Benicassim këtu.

   

SOUTH VIBES- festivali i pare reggae ne Shqiperi - 29/30 Korrik @ DREMADES

e Enjte, 14 Korrik 2011 14:15

Rez Selector aka Albanian Reggae Ambassador, Roots Raid & Alan Curtis aka Mr. Skavillage Present : SOUTH -VIBES @ Drimades (Vlore) - Me pjesmarrjen e "GGD" outta Sud Sound System & Lu Mi, Dagg Xbase with Crew (KS), Lili Da-lil, Nenny Man,, BE +, dhe Natty Fiha sound system (MK), 29-30 korrik @ Sea Turrtle Camp...

NAH MISSSSS!

 

Ziggi Recado, Top Reggae Artist, në Turne në Shqipëri

e Mërkurë, 11 Prill 2012 07:21

Më 20 Prill, Ziggi “#Liberation” tour, në Mumja Club

Pikërisht pas konfirmimit të pranisë së tij në Tiranë, mungojnë edhe pak ditë nga mbërritja e Ziggi-t në Shqipëri.  Ky eveniment i rëndësishëm muzikor do të mirëpritet të Premten, më datë 20 Prill në Mumja Club. Organizuesit kanë menduar që edhe  kjo natë të jetë e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe adhuruesit e muzikës Reggae, duke kuruar me imtësi çdo detaj.



   

Ziggi, i cili është një nga artistët më emergjentë të skënës së muzikës Reggae, vjen në Tiranë, në kuadër të tour-it të tij Evropian për të promovuar albumin e tij të katërt të titulluar ”#LIBERATION”. Ai vjen duke lënë pas skenat evropiane të qyteveve dhe metropoleve më të rëndësishëm kulturore si Barcelona, Amsterdami, Kopenhageni, duke zgjedhur Tiranën si të vetmin vend në Evropën Juglindore për të zhvilluar koncertin e tij.



Lista e performancave dhe sukseseve të Ziggi-t është shumë e gjatë, vlen të përmenden pjesmarrjet e tij në festivalet më të rëndësishëm dhe më në zë në Evropë siç janë Roskilde (Danimarkë), Lowlands (Holandë), Festineuch (Zvicër), Coleur Café (Belgjikë), Cabaret Sauvage (Francë) etj.


Por Ziggi nuk është i vetëm në këtë show,  gjatë kësaj nate të gjatë, do të keni mundësinë të vallëzoni nën ritmet e nxehta reggae nga DJ-set i Shtëpisë, të përbërë nga Mr. Skavillage, Roots Raid dhe Mr. Rez (The Albanian Reggae Ambassador).


Nëse do të jeni pjesë e këtij Social Event, mos harroni, të Premten, më 20 Prill në Mumja Club, ne ju themi vetëm: Don’t miss “The Artist” !!!




   

Faqja 1 i 8

OVERJAM Festival