Albreggae kthehet nga Rototom!
e Hënë, 30 Gusht 2010 13:09
Albreggae është kthyer tashmë nga Rototom Sunsplash 2010 - Benicassim, Spanjë! Fatkeqësisht kemi humbur natën e fundit të festivalit për arsye që nuk vareshin nga ne, por gjithësesi kemi dokumentuar të gjithë eksperiencën e një jave të mrekullueshme, që nuk u kufizua vetëm me muzikë reggae, pavarësisht që u shoqërua në cdo moment prej saj!
Si hyrje për reportazhin që do të shkruaj në ditët në vazhdim dhe të fotografive që do të publikoj në galerinë tonë online, ju ftoj të shijoni një përshëndetje të shkurtër nga Bizzarri Sound, Lion D dhe Ras Tewelde, të cilët vetëm pak kohë më parë patët mundësinë t'i ndiqni live në Tiranë!!
Big UP!!






