Albanian-ALItalian - ItalyEnglish (United Kingdom)

logo

Versioni shqiptar i te famshmes "Come around" nga Collie Buddz në një remake të Capital T

Një këngë si "Come around" e Collie Buddz, ka nxitur shumë artistë të krijojnë versionin e tyre, të frymëzuar nga origjinali. Kryesisht janë ri-punime reggae dhe dancehall, ose remikse breaks dhe drum'n bass (si për shembull remikset e punuar nga Dj Defkline dhe Red Polo, të cilët njihen për remikset e tyre të fuqishëm breaks të shumë hiteve reggae).

Por motivet e "Come around" janë përdorur aq shumë gjerësisht edhe në remikse të tjerë, saqë ka njerëz që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë origjinalin, pavarësisht se në fakt janë duke kërcyer fort nën ritmin e Collie Buddz!

"Come around" nuk ka shpëtuar pa u vënë re as nga Capital T, band hip-hop nga Kosova, të cilët i kanë dhënë këngës tonin e tyre hip-hop kosovar. Albreggae i vlerëson djemtë për përpjekjen!

JavaScript is disabled!
To display this content, you need a JavaScript capable browser.

...Dhe mos harroni të dëgjoni edhe versionin më të bukur të këngës; atë origjinal të kënduar nga Collie Buddz.

JavaScript is disabled!
To display this content, you need a JavaScript capable browser.