Rototom Sunsplash!
e Mërkurë, 30 Qershor 2010 14:43
Pas 16 vjetësh, Rototom Sunsplash është bërë mbledhja reggae më e madhe në Evropë. Ajo tani tërheq çdo vit rreth 130.000 njerëz nga 120 vende, një ushtri paqësore të dashuruar me muzikën reggae.
Përveç rolit të festivalit si një ambasador i nderuar evropian për skenën Reggae Jamaikane, nëpërmjet të gjitha aktiviteteve, ai është bërë gjithashtu një zë legjitim për paqen, të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe pozitivitetin - në një përpjekje të vetëdijshme për të ndërtuar "un altro mondo possible" (një tjetër botë të mundshme).
Ballafaquar me intolerancën e politikës italiane për këto vlera dhe mbi të gjitha për çdo model të shoqërisë që vlerëson kulturat e ndryshme dhe shumëllojshmërinë e racave, Rototom Sunsplash ka vendosur të shkojë në Spanjë. Ky vend ka provuar të jetë më demokratik dhe më i hapur përkundrejt diversitetit kulturor dhe për këtë arsye, mjedisi ideal për festivalin për të vazhduar misionin e e tij, ndërsa mbron të drejtat e publikut të tij.
Pas disa muajsh i kërkimeve intensive festivali ka zgjedhur më në fund Benicassim si vendin për edicionin e 2010. I ndodhur në bregdetin e Mesdheut në krahinën e Castellonit vetëm 88km nga Valencia, mikpritja e këtij vendi dhe e 17,000 banorëve të saj është demonstruar gjerësisht nga mikpritja e një prej festivaleve të mëdha të Evropës indie rock ndërkombëtare - 'Fib'.
Edicioni i shtatëmbëdhjetë të Rototom Sunsplash, pra, do të zhvillohet në Benicassim nga 21 në 28 gusht. Festivali do të mbajë formatin e tij: Përveç aktiviteteve muzikore, festivali do të shfaqë edhe një herë takime, debate, kurse, ekspozita arti, filma dhe dokumentarë, seminare meditimi, terapi komplete dhe shumë aktivitete të tjera, kryesisht nga organizata jo fitimprurëse.
Objektivat e Rototom Sunsplash në këtë fazë të re mbeten besnike të historisë së tij pavarësisht vendndodhjes së re, duke e çuar skenën reggae spanjolle drejt mundësisë për t'u konsoliduar ndërsa vazhdohet ngushtimi i hendekun mes Evropës dhe Karaibeve. Kjo do të favorizohet nga fakti që Spanja gëzon lidhje të ngushta me dy Amerikat ku muzika reggae ka tashmë një prani të fortë në vendet ndër-Atlantike spanjisht-folëse.
Shkarko Materiale:
Rototom Sunsplash Poster
Confirmed Artists Sheet
Stepacide - Winner of the European Reggae Contest 2010 in Portugal
Shpresoj që të gjithë të dashuruarit me muzikën reggae në Shqipëri të mos e shpërdorojnë mundësinë për të marrë pjesë në aktivitetin reggae më të madh të vitit!
Merr informacionet më të fundit mbi 2010 këtu, bli bileta këtu, mëso si të arrish në Benicassim këtu.




